Termat & Kushtet

Në përgjithësi

Qasja në dhe përdorimi i kësaj Web Faqeje, produkteve dhe shërbimeve nëpërmjet kësaj Faqe interneti (kolektivisht, “Shërbimet”) janë subjekt i Termave dhe Kushteve të Përdorimit.  Duke përdorur shërbimet që kjo Faqe ofron, ju jeni duke rënë dakord me të gjitha Termat dhe Kushtet e përdorimit, të cilat mund të përditësohen kohë pas kohe. Ju duhet të kontrolloni këtë faqe rregullisht për të qenë të informuar vazhdimisht me kohë për çdo ndryshim që mund të kemi bërë në Kushtet e Përdorimit. Ne rezervojmë të drejtën për të tërheqë ose ndryshuar Kushtet e Përdorimit pa paralajmërim. Ne nuk mbajmë përgjegjësi në qoftë se për ndonjë aryse kjo faqe interneti nuk është në dispozicion në çdo kohë ose për ndonjë periudhë. Nga koha në kohë, ne mund të kufizojmë qasjen në disa pjesë apo në të gjithë Web Faqen.   

Ruajtja e Privatësisë

Politikat tona të privatësisë, të cilat  përcaktojnë se si ne do të përdorim apo trajtojmë informacionet e marra nga ju gjenden në Rregullat e Privatësisë. Duke përdorur këtë faqe, ju garantoni se të gjitha të dhënat e futura nga ju janë të sakta dhe të azhurnuara.

Transporti

Produktet në dispozicion në përgjithësi do të transportohen deri te ju sa më shpejtë  që të jetë e mundur.

Kudo në Kosovë, transporti bëhet brenda 24-48h duke mos përfshirë ditët e vikendit . Të gjitha produktet janë të paketuara të cilat përmbajnë ID e porosisë dhe Tiketën nga Moda Italia e cila nuk lejohet të dëmtohet para pranimit nga klienti.

Konsumatorit i kërkohet për të inspektuar kutinë me kujdes para nënshkrimit të fletë pranimit. Nëse për çfarëdo arsye, porosia është ngatërruar, klienti mund të  refuzoj/ kthejë atë . Në rast se kutia është nënshkruar me një nënshkrim të paautorizuar ose ka prova se paketa është ngatërruar, ju duhet të kontaktoni Moda Italia.

Çmimet e Produkteve

Në të gjitha produktet e listuara TVSH-ja është e përfshirë në çmim. Ne rezervojmë të drejtën e anulimit të porosisë dhe njoftimin e konsumatorit në rast se për gjatë vendosjes së çmimeve mund të kenë ndodhur gabime  

 

Powered By Moda Italia
L'Erbolario - Kosovë © 2017